TURQI- Një vajzë e identifikuar me emrin Ajshegyl Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë.
Mediat e huaja raportojnë se bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj. “Në rast se më ndodh diçka, e gjithë përmbajtja në çantë është e nënës sime”, shkruhej në letër.
Fatkeqësisht nëna e të resë ndërroi jetë gjithashtu nën rrënojat e tërmetit.
I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ajshegyl Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.