Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave para rreth një ore në rrugën Ferizaj-Shtime. Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Ferizaj dhe kanë njoftuar se vdekjen e viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në mesin e viktimave është edhe Arlind Isufaj, 21-vjeçar.
Forenzika ka arritur te vendi i aksidentit në Ferizaj për të tërhequr trupat e katër personave që mbetën të vdekur. Në këtë aksident u përfshinë tri vetura me traga vendore, shkruan Insajderi. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes si dhe Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet për rastin.
Si pasojë e këtij aksidenti me fatalitet është bllokuar magjistralja Ferizaj-Shtime.