Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, kanë përfunduar. Ndërkohë, nje video ishte bere virale pasi qe pas 128 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.
Vogëlushi jo vetëm që nuk ishte i trembur, po siç shihet në videon që është bërë virale ai shfaqen duke qeshur. Njerëzit të voglin që jep shpresë për të tjerët e kanë cilësuar si hero.
Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.
Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 43 mijë. Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë përveç se la mijëra viktima e të plagosur dhe shkatërrime të ndërtesave, ekspertët ngrenë alarmin për shpërthimin e infeksioneve në zonat e prekura nga tërmetet.