Për dallim nga herët e tjera, kur Stresi e Juliana, debatonin ashpër me njëri-tjetrin, këtë Prime ishte ndryshe. Banorët e tjerë i kritikonin ata, ndërkaq dyshja e mbronin njëri-tjetrin. Reperi Stresi vazhdon të jetë ndër të preferuarit e publikut që nga hyrja në “Big Brother Vip Kosova”.
Ai mori vëmendjen me deklaratat e tij që shpesh bie në kundërshtim me vetën. Edhe para hyrjes në “BBV”, ai kishte thënë se kurrë nuk do të bëhej pjesë e një formati të tillë, por ja ku është duke luftuar për të marrë çmimin e parë. Edhe sot ai bëri një veprim të çuditishëm para pijeve alkoolike ai po i lutej Zotit. “Bismillahi Rahmani Raheem”, tha reperi. Birrat dhe pijet e tjera alkoolike janë të ndaluara në Islam.
Shiko videon: