Studiuesi kontrovers holandez Frank Hoogerbeets pretendon se një tërmet i madh mund të ndodhë në fillim të marsit. Tërmet pas tërmeti?! Ja çfarë parashikon kësaj here..
Shkencëtari i diskutueshëm holandez Frank Hoogerbeets lëshoi një paralajmërim të ri të hënën, më 27 shkurt, për një tërmet të mundshëm të madh. Gjithçka mund të ndodhë midis 3-4 dhe/ose 6-7 marsit.
“Java e parë e marsit është shumë kritike. Në datën 2 shohim konvergjencën e gjeometrisë kritike planetare. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme. Më 2 të muajit do të ketë një lidhje planetare duke përfshirë Tokën në 9 orë. Do të jetë Toka, Mërkuri dhe Saturni. Kjo do të jetë kritike.
Si rezultat, mund të ketë një ngjarje të madhe sizmike, ndoshta rreth datës 3 ose 4 të muajit. Mund të jetë edhe si hëna e plotë ose data 6 deri në 7 të muajit. Nuk e teproj. Nuk po përpiqem të krijoj frikë. Ky është një paralajmërim. Sepse gjeometria kritike planetare dihet se shkakton ngjarje sizmike. Këtë nuk duhet ta nënvlerësojmë.
Mund të ketë më shumë se një ngjarje sizmike shumë mbi 6 në këtë javë të parë të marsit. Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur. Përsëri, mund të ketë një ngjarje sizmike shumë mbi 7, shumë mbi 8”.
Disa ekspertë pohojnë se datat e tërmeteve nuk mund të parashikohen
“Një konvergjencë e gjeometrisë kritike planetare rreth 2 dhe 5 marsit mund të çojë në një aktivitet sizmik të lartë deri në shumë të lartë, ndoshta edhe një tërmet të madh rreth 3-4 dhe/ose 6-7 marsit,” paralajmëroi Frank Hoogerbeets, i cili tregon një tërmet me magnitudë 7 ose 8 në shkallën Rihter.
Disa ekspertë të fushës dhe studime të tjera kanë konfirmuar më parë se data e tërmeteve nuk mund të parashikohet, megjithëse ato mund të lokalizohen në bazë të historisë së zonave dhe vendndodhjes së tyre në pllakat e aktivitetit sizmik anembanë globit.
Shumë shkencëtarë kanë kritikuar gjithashtu teoritë e Hoogerbeets, duke mohuar se lëvizja dhe pozicioni i planetëve kanë ndonjë lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikoi tërmetin në Turqi tre ditë para se të ndodhte
Studiuesi parashikoi me saktësi tërmetin në Turqi dhe Siri që ndodhi në fillim të shkurtit, tre ditë para se të ndodhte.
Studiuesi i Solar System Geometry Survey (SSGEOS) me bazë në Holandë, Frank Hoogerbeets, shkroi në Tëitter: “Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 #M në këtë rajon (Turqia jug-qendrore, Jordani, Siri, Liban)”.
Tweet-i i Hoogerbeets u publikua saktësisht tre ditë përpara se fatkeqësia natyrore të godiste Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe duke shkatërruar dhjetëra mijëra ndërtesa.
Studiuesi parashikoi gjithashtu se tërmeti do të ndodhë me magnitudë 7.5 ballë në rajon. Pas tërmetit, studiuesi paralajmëroi se në rajon do të ketë pasgoditje të forta, të cilat ndodhën pak orë pas tërmetit.
EARTHQUAKE WARNING
A convergence of critical planetary geometry around 2 and 5 March may result in large to very large seismic activity, possibly even a mega-thrust earthquake around 3-4 March and/or 6-7 March.https://t.co/tBZjLek4Qj
— SSGEOS (@ssgeos) February 27, 2023