Një mrekulli është ajo që i ka ndodhur një familjeje turke, e cila sot është gjallë falë një proteze dhëmbësh. Bëhet fjalë për familjen Köşker, e cila arriti t’i shpëtojë lëkundjeve të tërmetit falë një magjie, sikurse e kanë cilësuar vetë ata.
Kur ra tërmeti i parë, ata u gjendën në banesën e tyre, nga e cila fatmirësisht dolën pa dëmtime. Menjëherë, pasi ishin siguruar se çdo gjë po shkonte mirë, vendosën që të shkonin të merrnin gjyshin në banesën e tij, për të ardhur e për t’u futur në banesën e tyre, pa e ditur që një goditje e dytë do të rezultonte fatale për banesën e tyre.
Mirëpo, pasi shkuan dhe e morën më të vjetrin e familjes për tu rikthyer në shtëpi, ky i fundit u kujtua se kishte harruar protezën e tij të dhëmbëve, e për këtë i duhej të ktheheshin andej nga ku ishin larguar për t’i marrë.
Por, atyre nuk iu shkonte kurrë mendja se ky devijim në moment të fundit do të ishte arsyeja se përse ata janë gjallë sot. Në momentin kur mbërrijnë poshtë shtëpisë, goditi tërmeti i dytë në mesditë, që rezultoi fatal për banesën e tyre, e cila u shemb tërësisht nga lëkundjet e forta.
Por, fatmirësisht ata ishin jashtë në atë moment dhe arritën të largohen në një vend të hapur e të sigurt, duke ia dedikuar kështu jetën gjyshit 85-vjeçar dhe protezës së tij të gojës. Momentin e shembjes së objektit e ka regjistruar, vajza e familjes, Esra Köşker me kamerën e celularit.