Fjolla Morina e paska një periudhe të vështirë këto kohë. Ajo nuk pati fare komplekse dhe njoftimin e bëri pikërisht në rrjetin social Instagram, shkruan nzoom.biz.
Këngëtarja e cila ishte në lidhje me Fisnikun e ka thumbuar këtë të fundit pa hezituar fare. Fjolla u shfaq në gjendje të rënduar e me lot në sy, duke rrëfyer problemet që e goditën tre muajt e fundit.
“Unë nuk jam kërkushi, edhe pse e kam këtë famë është se unë kom zgjedh vetë këtë drejtim me u kan e famshme, amo unë jam e thjeshtë. Edhe kam me i shku deri në fund të kësaj pune. E ai që është mundu mem ba keq mu i ka ba keq edhe fmisë vetë. Se ni person që i bën keq nanës së fmisë vetë i bon edhe fmisë.”, ka thënë ajo. /nzoom.biz/
Disa incizime të publikuara një vit më parë, u konfirmua se Fjolla kishte qenë edhe në pritje të një fëmije me Fisnikun dhe kishte pësuar abort. Pavarësisht të gjitha, Fjolla gjeti mbështetje te ndjekësit e saj të shumtë gjatë lidhjes direkte në Instagram, shumë prej të cilëve i dhanë kurajë për të vazhduar përpara.