Më në fund, Kiara dhe Luizi pajtohen – këngëtari i premton diçka. Pas më shumë se katër ditë me diskutime dhe debate të cilave nuk po arrinin dot t’i jepnin zgjidhje, më në fund çifti Luiz dhe Kiara i kanë sheshuar keqkuptimet dhe janë pajtuar.
Pas një bisede të zhvilluar në oborr, Kiara e përqafoi Luizin dhe më në fund i dha një puthje. Këngëtari ka premtuar se një sjellje e tillë si ajo e bërë gjatë provës së dhënë nga Big Brother, çka nisi edhe konfliktin mes tyre, nuk do të ndodh më.
Mbrëmë Luizi sërish i ka shkuar afër shtratit ku edhe kanë diskutuar. Ai i ka kërkuar falje asaj teksa është shprehur se nuk mund të rri pa të. Në anën tjetër ishte Kiara ajo e cila u shpreh se është ndier keq, dhe se ai po e nënvlerëson atë para banorëve.
Së fundi duket se çifti kanë lënë gjithqka prapa krahëve. Ata janë pajtuar mes vetë dhe duket se kanë arritur një paqe ku çdo shqiptar e kishte pritur tashe disa orë. Kujtojmë se Kiara ka humbur mbi 30 mije followersa për pak orë, pas zënkës me Luizin.