9.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Babai ishte diagnostifikuar me sëmundje të pashërueshme një muaj pasi biri i tij ishte fejuar dhe i la këto porosi.

Babai i djaloshit ishte diagnostifikuar me sëmundje të pashërueshme një muaj pasi biri i tij ishte fejuar. Duke parë gjendjen e tij, babai e kuptoi se nuk do ta arrite dasmën e të birit të tij, për këtë kërkoi një letër dhe një stilolaps dhe i renditi këto fjalë:

Biri im i dashur, po ta shkruaj këtë letër, se ndoshta Zoti nuk do të më jep afat të të përqafoj fort e të ta uroj martesën. Për këtë më lejo të ti dhuroj disa këshilla, që i kam mbledhur përgjatë jetës sime ngase ato do të të duhen nëse do të jetosh i lumtur. Biri im, dije se po merr një vajzë e cila në familjen e saj ka qenë e ledhatuar nga prindërit e saj, e dashur nga vëllezërit e motrat e saj, e respektuar nga mesi ku ka jetuar. Për këtë ofroja dashurinë, ledhatimin dhe respektin që meriton.

Ngase ajo i ngjan bletës që nëse e bën të lumtur ta dhuron mjatin e nëse e hidhëron dhe tort uron ta dhuron thumbin. Biri im, asnjëherë mos ia ofendo prindërit e saj, nëse do që ajo të mos i ofendojë prindërit e tu, e as mos i fyej ata, sepse nëse ajo ka guxim do ti fyejë prindërit e tu haptas, e nëse nuk ka guxim, do ta bëjë këtë gjë fshehtas. Biri im, gruaja do që ti vlerësohet mundi i saj dhe të falenderohet për punën e saj, për këtë lavdëroje kur e gjen shtëpinë tënde të pastër, e ushqimin tënd të përgatitur, e rrobat tua të hekurosura, e nëse ndonjëherë nuk i gjen mos shfryj me idenë se është përgjegjësia e saj sepse është edhe e jotja. Prandaj në këto gjëra bëhu krahu i saj e jo qortuesi i saj.

Biri im, dije se familja jote sa do e madhe që është nuk e zëvendëson familjen e saj, andaj sa herë që kërkon te prindërit e saj të shkojë dërgoje, sepse ky është respekti më i madh që ia bën dhëndri familjes së saj. Biri im, gruaja nga natyra e saj është e brishtë andaj do mbështetje, nga natyra e saj është e ndjeshme si qelqi andaj do përkujdesje, nga natyra e saj është e dhimbshme andaj nëse sheh në sytë e saj lot dhe ta tregon arsyen fshija lotët e saj dhe përqafoje, e nëse nuk ta tregon arsyen dije biri im se arsyeja je ti, por nuk ta thotë ngase ka frikë të të lëndojë. Biri im, edhe sikur në pallate njeriu të jetojë e kaplon një ditë monotonia, për këtë shetitu koh paskohe me të, gëzoje me dhurata aq sa ke mundësi dhe hani ushqime jashtë shtëpisë ndonjëherë ngase kjo ia lehtëson barrën asaj dhe e shton dashurinë në mes jush.

Biri im, thonë se vjehrra dhe nusja janë betuar se do të zi hen me njëra tjetrën sa të jenë gjallë, por kjo nuk është e vërtetë, këtë betejë e kanë shpikur adetet dhe zakonet tona, ngase vajzën e llogarisin si një haj. dute e cila ka ardhur për ta vje. dhur princin e nënës dhe për t’ia prishur fronin e saj. Jo biri im, vajza gjithçka që do është të llogaritet si pjesë e familjes ku vlerësohet prezenca dhe mundi i saj, respektohet mendimi i saj dhe nuk nëpërkëmbët krenaria e saj.

Biri im, ju jeni arkitektët e lumturisë tuaj, sjelljet e juaja janë shtyllat e saj, fjalët e juaja janë tjegullat e saj, dashuria dhe kujdesi për njëri tjetrin janë kurora apo kulmi i saj, andaj ndërtojeni lumturinë tuaj para se ta ndërtoni shtëpinë tuaj. Biri im, shpejtë u bëre burrë, por dije se burrëria nuk të humbet nëse kërkon falje për ndonjë gabim të bërë dhe përmirësoje veten tënde çdoherë, ngase një bashkshort i suksesshëm është ai i cili i peshon fjalët para se ti thotë, dhe e kontrollon veten para se të veprojë. Dije se shkuro. rëzimi është më i lehtë për Zotin se sa ngritja e dorës ndaj gruas. Biri im, të fala bëji edhe Bijës dhe nuses time të dashur dhe thuaj:

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, në familjen tënde të re dhe në parajsën tënde të re. Zoti ju bashkoi jo që ta shka. tërroni njëri tjetrin por ta plotësoni lumturinë e njëri tjetrit andaj përmbusheni vullnetin e Zotit. Biri im, ti je thesari dhe ëmbëlsia e zemrës time. Të don Babi. Mësimi: Miq besoj se gjithçka ishte e qartë dhe ska nevojë për më tepër fjalë. Autori i këtij shkrimi është Rijad Imeri, unë kam ndryshuar vetëm disa gjëra të vogla. Ju falenderoj dhe mos harroni, mendjen në vend.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...