8.1 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Dikur në një qytet jetonte një grua shumë e pasur por e verbër, e cila jetonte e vetme. Shtëpia e saj ishte plot me arredime dhe plaçka të shtrenjta.

Dikur në një qytet jetonte një grua shumë e pasur por e verbër, e cila jetonte e vetme. Shtëpia e saj ishte plot me arredime dhe plaçka të shtrenjta. Një ditë ajo i thotë mjekut se do ta paguajë me shuma marramendëse nëse ai arrin ta shërojë dhe ti kthehet sërish shikimi. Mjeku ra dakort. Ai shkonte çdo ditë tek shtëpia e zonjës për ta vizituar dhe për ti dhënë mjekime.

Me kalimin e kohës, doktori u tundua nga luksi dhe gjërat e shtrenjta të shtëpisë dhe nisi të marë fshehurazi gjëra nga shtëpia e zonjës. Më në fund zonja u shërua totalisht dhe mund të shikonte gjithçka. Kështu doktori i kërkoi paratë që ajo i kishte premtuar por ajo refuzoi të ia jepte ato. Doktori e hodhi në gjyq dhe ditën e seancës gjykatësi pyet gruan e moshuar: Pse nuk e ke paguar zotërinë për hakun që i takon? Zonja e moshuar iu përgjigj: Nuk ia kam paguar sepse sytë e mi nuk janë kuruar plotësisht. Gjykatësi pyeti: Si mund të thuash që sytë nuk janë shëruar plotësisht kur ti shikon gjithçka?

Zonja e moshuar iu përgjigj: Vërtet unë jam e aftë të shikoj gjithçka por nuk arrij dot të shikoj mobiljet e shtëpisë sime. Gjykatësi e kuptoi se ku e kishte fjalën e moshuara dhe e shpalli atë të pafajshme. Mësimi: Me dredhi nuk shkohet larg. Ushqimi më i shijshëm është ai që fitohet me djersën e ballit. Duke shpresuar që të ju ketë pëlqyer miq, po ju tregoj një histori të vërtetë e cila më la shumë mbresa: Një burrë jetonte me gruan e tij në fshatin Gehlaur të Indisë.

Ai ishte shumë i varfër dhe ishte një njeri i thjeshtë i klasës punëtore. Një ditë gruaja e tij u sëmur dhe ajo ndërroi jetë rrugës për në qendrën shëndetësore. Gruan e donte shumë, ajo ishte pasuria e vetme që ai kishte në këtë jetë dhe u mërzit jashtë mase. Pas pasi ajo u largua nga kjo botë, ai merte një çekiç dhe një daltë me vete dhe shkonte në mal në mëngjes herët dhe kthehej në darkë vonë.

Njerëzit në fshat e quanin të marrë. Burri bëri të njëjtën gjë për njëzet vite me radhë. Ai i kaloi njëzet vite i vetëm me daltën dhe me çekiçin e tij në mal. Njerëzit madje filluan ta quajnë edhe njeriu i malit. E pa besueshme në fakt. Edhe unë po të isha, nëse do shikoja një burrë që niset në mëngjes herët për në mal dhe kthehet në darkë për njëzet vite rresht, ashtu do të mendoja që nuk është në rregull nga mendja.

Një ditë prej ditësh, burri doli në mëngjes si gjithmonë por nuk u kthye më. Ai kishte ndërruar jetë në mal nga uria. Kur njerëzit e gjetën, ata u habitën nga ajo që panë atje. Djali i këtij burrit tregon se në fakt babai i tij nuk ishte i marrë. Kur ndërroi jetë gruaja e tij, atyre iu deshën tetë orë për të mbërritur në qendrën shëndetësore të qytetit pasi midis fshatit të tyre dhe qytetit ishte një mal dhe rruga kalonte rreth e qark malit.

Përfundimisht, mjekët i thanë se nëse do kishte ardhur më herët, gruaja e tij do të kishte mbijetuar. Ky ishte dhe shkaku pse burri për njëzet vite me radhë shkonte në mal gërmonte malin vetëm me çekiç dhe me daltë. Burri quhet Dasharat, lindi në fshatin gelaur të Indisë vitin një mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër dhe dhe ndërroi jetë më shtatëmbëdhjetë gusht të vitit dy mijë e shtatë.

Ai gërmoi malin vetëm me çekiç e me daltë për njëzet vite duke ndërtuar një tunel njëqind e dhjetë metra të gjatë, nëntë presje një metra të lartë dhe shtatë presje gjashtë metra të gjerë. Falë punës së këtij burri, distanca e qytetit Gaya nga fshati Gelaur u bë pesëmbëdhjetë kilometra nga pesëdhjetë e pesë që ishte. Njerëzit që për njëzet vite me radhë e quanin të marrë, sot e falenderojnë sa herë që shkojnë në Gaya dhe kalojnë nëpërmjet tunelit që ai ndërtoi me duart e tij duke përdorur vetëm një çekiç dhe një daltë për njëzet vite pa ndërprerë. Ai burrë, nuk donte që fatin e tij të keq ta pësonte edhe dikush tjetër nga fshati i tij.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...