Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Ahmeti në rrugën ‘Abedin Sogujeva’ në Fushë Kosovë. Vajza e familjes, humbi jetën duke rënë nga kati i pestë i ballkonit të banesës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Eranda Ahmetin, 37-vjeçare, e cila dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj. Ekipi mjekësor i Emergjencës mbrëmë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e saj dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore dhe Sinjali mëson se është marrë dëshmia e vëllait të vik,timës, i cili ka deklaruar se e ndjera ishte me terapi mjekësore për shkak se vuante nga një sëmundje. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i vik,timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vetëv.rasje’.