Mbrëmjen e së hënës, banorët e Big Brother VIP Albania kanë pranuar mesazhe të shumta nga fansat përmes aplikacionit ‘Big Love’. Mes mesazheve të shumta, këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka pranuar një mesazh që supozohet të ketë ardhur nga Hamëz Jashari, djali i Bekim Jasharit.
“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazhin e pranuar nga Luizi, i cili ka marrë reagime të shumta nga banorët e tjerë. Mirëpo në sy ra reagimi i aktores Olta Gixhari, e cila në një moment pyet: “Çfarë është Prekazi?”.
Më pas ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi, ajo e cila ia ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë lu ftës. Që në ditët e para të “Big Brother VIP” ishte e qartë që Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari do të ishin protagonistët e këtij edicioni të reality show-t dhe njëkohësisht “rivalë” të përbetuar deri në përfundim të spektaklit.
Nisur nga gjithcka që kanë kaluar bashkë deri më tani, duket se nuk ka vetëm “urrejtje” mes tyre, gjithmonë në kuadër të lojës, por sic ka pranuar Olta së fundmi, ka edhe afeksion.