Këngëtarja e njohur, Valbona Mema ka njoftuar se ka humbur motrën e saj e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Valbona ka ndarë lajmin e hidhur përmes një Instastory, ku ka postuar një foto ku i mban dorën motrës tashmë të ndjerë. “Pusho e qetë motra ime”, shkruan këngëtarja. Valbona Mema është një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh në skenë ajo ka ditur si ta bëjë publikun për vete dhe të vazhdojë ta mbajë dashurinë e tyre.
Kujtojmë se, Valbona la garën e saj në “Big Brother Vip Albania 2”, duke u larguar nga shtëpia në mënyrë urgjente, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së motrës.