Ariana Fejzullahu është bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahut. Ata të dy janë martuar para disa vitesh dhe tani kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë.
Nuk ka lumturi më të madhe se fëmijët. Kjo gjë dihet, por rritja e tyre nuk është e lehtë. Gjithsesi, Ariana dhe Ermal Fejzullahu me sa duket kanë vendosur që të kenë një familje të madhe. Ariana është shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime nga më të ndryshmet, përcjell ORAinfo. Në storie në Instagram, ajo ka publikuar foto të nënës së saj e cila duket shumë rehat pranë të bijës, shkruan Kosovarja. “Mamasita”, ka shkruar Ariana në përshkrimin e imazhit.
Theksojmë se, çifti Ermal dhe Ariana, nuk është se ndajnë edhe shumë postime të prindërve të tyre në rrjete sociale.