Fjolla Morina ka befasuar fansat me një postimi të fundit që ka bërë në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një imazh ku shihet përkrah një mashkulli, i cili fytyrën e ka të mbuluar me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq.
Ajo ka bërë edhe një shkrimi të gjatë në mbishkrimin e imazhit duke nxitur dyshimet për një lidhje të re dashurie apo eventualisht një ribashkim të mundshëm me ish-bashkëshortin Fisnik Sylën.
“Në jetë kam parë, kam dëgjuar edhe kam jetuar edhe s’më kanë vlerësuar, më kanë shfrytëzuar ekonomikisht më kana bërë gracka dhe sot jam akoma më e fortë te disave ju kam vënë mure ,e disave fshesën për pastrim një herë e përgjithmonë, pra janë vendimet durimi që vendos më në fund, të vesh të gjithë në vendin që ju takojnë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë drejtim vetes dhe të tjerëve…F F M”, ka shkruar Fjolla.