8.6 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë

74-vjeçari kërkon partnere: Të jetë e ndershme dhe e sinqertë, mundësisht të ketë arsim të lartë
Pëllumbi 74-vjeçar i është drejtuar emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan me qëllim njohjen me një grua.

Pëllumbi tregon se jeton i vetëm që nga viti 2006, teksa shton se me gruan e tij të ndjerë kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.

Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.

Pëllumbi: Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Dashuria ime me gruan ka qenë shumë e madhe. Jemi dashuruar që në klasë të 9-të. Kemi qenë shokë gjatë gjithë jetës, të pandarë gjatë gjithë kohës. U martuam në 1973-ën, por jeta jonë, dashuria jonë, gjithë ajo e mira që kishim me njëri-tjetrin, nuk na u kurorëzua me një fëmijë. Në 4 Dhjetor të 2006-ës, gruaja ime pësoi një infrakt në punë dhe vdiq, kjo ishte vdekje dhe për mua sepse unë atë e kisha prej 40 vjeçe, bashkëpunëtore dhe grua të mirë. Ajo ishte gjithçka për mua. Që nga ajo kohë, e deri më sot, unë vij muaj për muaj dhe e vizitoj varrin e saj, e pastroj, e rregulloj.

Vetmia është shumë e rëndë, nuk mund ta mendoj asnjë njeri se sa e vështirë është vetmia. Ajo të shkatërron nga nervat, të shkatërron trupin, të shkatërron shëndetin, të bën gjithçka të keqe nëpërmjet streseve që fiton. Unë që kam pasur një grua shumë të mirë, kam pasur një jetë shumë të mirë dhe duke krahasuar atë jetë më të tanishmen, jam shumë i shqetësuar.

Mirëpo fuqi kam akoma, mundësi kam akoma. Perëndia na e ka dhënë jetën, ajo na e merr. Unë kërkoj që të njihem me një grua. Të jetë 60-65 vjeçe, të gëzojë shëndet. Dua që të jetë e ndershme, e sinqertë ashtu siç jam unë. Nga ana ime do të ketë të gjithë shërbimet që i nevojiten një njeri e do të jemi përkushtuar ndaj saj, këtë gjë kërkoj dhe nga ajo. Mundësisht të ketë arsim të lartë, të komunikojë e të merremi vesh për medimet e njëri-tjetrit dhe të jemi në gjendje që të kuptohemi./tvklan.al

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...