Banorët në BBVA sot janë pyetur se kush mendojnë që do të shkojë më larg në garën e Big Brother mes Kiarës dhe Luizit.
Shumica e banorëve kanë përzgjedhur Kiarën si më favorite, teksa Luizi ka ironizuar duke thënë se banorët kanë shumë humor, shkruan lajmi. Për të njëjtën pyetje është pyetur edhe Efi, e cila ka deklaruar se duke marrë parasysh debatet gjatë javës së kaluar, nuk ka “hatërmbetje”.
“Nuk jam e hidhëruar me ta, edhe pse ata mund të jenë hidhëruar me mua. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi do ta fitojë Big Brother”, ka thënë Efi. Kujtojme se gjate qendrimit te Efit ne Big Brother Vip Albania, ata kishin nje relacion shum te mir, saqe publiku i pelqeu tej mase.