8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ja kush ishte i dashuri i Dea Mishel dhe ndarja konfliktuale pas 5 vitesh!?

Dea Mishel është ndër banoret që më së shumti po shihet me shumë interes në “Big Brother”. E ftuar në “E Diell”, aktorja kishte treguar se çfarë raporti ruan ajo tashmë me ish-partnerin e saj. Dea u shpreh se e vetmja gjë që ka mbetur mes tyre është respekti dhe nuk ruajnë më asnjë lloj kontakti.

“Jemi dy njerëz të ndarë, kemi shumë respekt për njëri- tjetrin dhe nuk ka zënka, nuk ka asgjë. Nuk ka më, më le ti, të lashë unë… normal që në fillime janë këto gjëra kur ndahesh, por tani jo më, janë sheshuar gjërat. Nuk ruajmë një raport miqësor”, tha Dea Mishel.

Kujtojmë se një vit më parë, ajo tregonte se me partnerin “duhen shumë, por zihen si macja me miun çdo dhjetë minuta”. Ndërkohë që edhe brenda shtëpisë së “Big Brother”, Dea ka folur për historinë e saj me Islin. “Unë vetëm ashtu mund të jem e lidhur me dikë. Por nuk them dot fjalë të këqija për atë, pavarësisht se vuajta shumë kur u ndava. Pavarësisht se ai më bëri mua që ta shaja sa se ke idenë. Por kur e kthej në kohë, nuk e shaj dot dhe s’e krahasoj dot. S’besoj që do njoh dikë aq të mirë sa ai, ma neverit çdo mashkull tjetër”, u shpreh blogerja.

Dhe në fakt lidhja 5-vjeçare e saj me Islin nuk përfundoi edhe aq mirë. Konfliktet e çiftit kanë nisur rreth një vit më parë, kur Dea Mishel nisi të ishte në ekran më shpesh. Duket se ky vendim ka sjellë edhe përçarjen, duke larguar dyshen.

E natyrisht që vështirësitë kanë vijuar për çiftin, duke sjellë edhe sherre e konflikte të vazhdueshme mes tyre, çfarë solli edhe ndarjen e ashpër e me shumë akuza. Të dy kanë qenë xhelozë në marrëdhënien e tyre, madje Mishel e ka pranuar këtë fakt edhe në emision.

Dea zbuloi edhe në ekran një skenë xhelozi që ka ndodhur dhe teksa partneri i saj po villte pasi ishte tapë, ajo i kontrollonte telefonin. Por duket se ka qenë xhelozia e Islit ajo që i ka sjellë fundin marrëdhënies së gjatë. Por duket se tashmë blogerja ka realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë pjesë e ekranit si dhe të futet në “Big Brother”.

Që në prezantimin e saj në “Big Brother”, ajo e bëri të qartë se lojën me zemrat e meshkujve e ka të preferuar. “Unë jam Dea Mishel. Jam 27 vjeç, kam studiuar për arkitekturë, por kam eksperimentuar pak me prezantimin, aktrimin, në disa fusha dhe tani jam e emocionuar për këtë rrugëtim të ri. Jam këtu vetëm sepse jam e bukur.

Defekti im më i madh është që jam shumë shpesh me vonesë dhe e kam pak të vështirë të fal kur më lëndon dikush që dua. Nuk do ta ndryshoja kurrë mënyrën si jam për t’i pëlqyer dikujt tjetër. Loja ime e preferuar është ajo me zemrat e njerëzve”, tha Dea.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...