Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ishte mysafir në emisionin “LIBERO” në ATV. Ai, në këtë emision ndau me publikun sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të ardhur deri ku është sot, transmeton atvlive.tv. Një nga momentet më të vështira për të ishte humbja e bashkëshortes, moment ky që ishte shumë i rëndë për të.
“Kur ndërroi jetë, për mua ka qenë shumë vështirë, për shkak se m’i ka katër fëmijë, tri çika edhe djalin. Fati i jem është se unë jam besimtar, besoj shumë në Zot dhe e disha që kjo është prej Zotit dhe nuk ka mundësi proces tjetër me ndodh, Zoti ka dashtë e ka marrë edhe jam ba shumë i fortë prej fillimit”, ka rrëfyer Krasniqi.
Ai tha se edhe e kishte menduar që ta lërë muzikën, për shkak se pas humbjes së bashkëshortes, barra e familjes i kishte rënë e gjitha atij. “Kisha pengesë të madhe a muj me vazhdu me këndu, për shkak se kur unë këndojsha, Emina, e ndjera, normal si zoja e shtëpisë, nëna e fëmijëve u merrke me fëmijët, me punët e shtëpisë me krejt. Atëhere kur kjo ndërroi jetë, automatikisht gjithçka ra mbi barrën time”, tregoi këngëtari. /atvlive.tv