Ndonëse është e destinuar për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, katër prej tyre kanë mbetur të zbrazëta. Në shkollën “Sami Frashëri” në Zhiti të Podujevës nuk ka fare paralele të nxënësve në klasën e parë dytë, pestë dhe nëntë.
Kjo për shkak se në këtë institucion edukativo-arsimor ndjekin mësimin vetëm 8 nxënës. E kjo sipas drejtorit po ndodhë për shkak të ikje së banorëve nga fshati si dhe uljes së natalitet. Por ky numër nuk ishte kaq i ulët para disa viteve.
Numri i ulët i nxënësve nuk është vetëm në këtë shkollë të Podujevës. Me këtë rënie, po përballen edhe shumë shkolla në nivel vendi. Shqetësuese një gjë të tillë, po e konsideron Sindikata e Bashkuar e Arsimit.
E njohësit e arsimit po kërkojnë nga institucionet që të marrin hapa konkret në lidhje me këtë dukuri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave në vitin shkollor 2021/2022 në Kosovë ishin mbi 300 mijë nxënës të nivelit fillor dhe të mesëm.