Xhuli Nura shkoi deri në finale dhe u rendit e treta në Big Brother VIP Kosova. Modelja nga Drenica së fundmi në një live në rrjete sociale ka folur për herë të parë pas daljes nga BBVK.
Ajo thekson se u befasua tejet shumë në momentin që doli nga shtëpia dhe pa gjithë publikun që po e përkrahnin, dhe qe prisnin me shume entuziazem qe ajo te shpallej fituese.
“Unë kur kamë dalë nga Big Brother VIP Kosova, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë së Big Brotherit, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq e mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.
Xhuliana Nura u shpall fituesja e tretë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Megjithatë, shumë prej publikut e kanë pritur fitoren e saj. Xhuli u rendit në vendin e tretë, pas Vedatit dhe Stresit.Kjo gjë, nuk iu ka pëlqyer fansave të saj, për faktin se kanë bërë reagime të ndryshme në rrjete sociale, duke komentuar se iu ka bërë e padrejtë. Shiko foton: