Këngëtari Luiz Ejlli nga shumë fansat të tij dhe personazhe të njohura po konsiderohet ‘fenomen’ për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania. Që kur nisi ky ‘reality-show’, Luizi ka krijuar shumë situata që kanë zgjuar kureshtje, strategji të ndryshme dhe debate të ashpra me banorët.
Artisti nga Shkodra po vazhdon të ketë një përkrahje të madhe jashtë shtëpisë së famshme dhe krahas publikut, emra të njohura nga bota e muzikës dhe artit kanë shprehur publikisht mbështetjen për të.
Këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi nga Kosova, Getinjo i cili ka shpërndarë një postimi që llogaria e Luizit në Instagram ka publikuar gjatë ditës së sotme (e shtunë). Në video shihet Ejlli duke qëndruar i vetëm në shtëpinë e BBVA ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Getinjos “Sillet”.
“Fenomeni i Shqipërisë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e postimit. Kujtojmë që një eksperiencë të tillë e përjetoi edhe rap-artisti nga Ferizaj duke u bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova. Ai la përgjysmë rrugëtimin duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja, por që njerëzit të kuptonin personin që ai ishte përtej muzikës dhe famës. /Telegrafi/ Shiko videon: