Për herë të parë Xhuli komenton deklaratat e Noizyt për të. Juliana Nura, senzacioni i Big Brother VIP Kosova dha intervistën e parë pas daljes nga shtëpia e ku tjetër pos në Prive.
Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve të famshme nga hapësira ku kaloi 103 ditë të plota në garë për çmimin e madh. Juli u pyet për shumëçka nga personalja por edhe loja.
Ajo u shpreh se nga pesë finalistët, fitoren më së paku e meritonte Vedati. Për të parën herë, bukuroshja komentoi deklaratat e Noizyt sa ajo ishte brenda shtëpisë.
Reperi u pati distancuar nga Juli duke thënë se nuk ka të bëjë me të dhe emri i tij po përdoret vetëm për vëmendje.
“E vërteta është se publiku na ka parë bashkë, nuk jam zhgënjyer nga deklaratat e tij”, tha Xhuli. Çka ka për të thënë Juli për këtë gjë? E kuptojmë në vijim përmes materialit të mëposhtëm.