Kiara publikon edhe një tjetër fotografi me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Ende nuk kanë kaluar 48 orë që kur Kiara është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Moderatorja shqiptare e ftuar dje në “Fan Club” u përlot kur pa klipin me momentet më të bukura brenda shtëpisë së bashku me Luizin, shkruan Reporteri. Por, sot ajo ka publikuar sërish një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në krahët e këngëtarit shkodran.
Fillimisht kjo fotografi është publikuar nga tezja e Kiarës, dhe më pas kjo e fundit e ka shpërdarë në Instagramin e saj. Kiara është banorja e fundit që është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Brenda shtëpisë ajo la të dashurin Luiz Ejllin me të cilën krijuan lidhjen gjatë reality show’i. Sapo u zgjova u kujtova se nga e majta ime gjithmonë vinte Luizi dhe më jepte puthjen e mëngjesit. Pastaj kujtoja se mos kisha një kamer sipër kokës, që ne e quanim “spiuni”. M’u desh pa kohë sa të kuptoja se isha në shtëpinë time.
Unë se kam thënë ndonjëherë se kam luajtur në shtëpinë e “BBV”, por unë kam qëndruar dhe e kam shijuar. Sa kam dalë nga shtëpia më ka përqafuar tezja në studio për nja dy orë. Kur ika në shtëpi përqafova nënën dhe gjyshin, e vetëm kemi fol për gjëra të bukura mbrëmë, deklaroj Kiara ne emsionin Fan Club pas largimit nga BBVA. Shiko foton: