“Çkado që marr me vete do e ndaj me familjen e Pal Kokës”. Big Brother Albania, reality show më i famshëm aktualisht sot nisi më ndryshe se gjithmonë. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri u njoftuan nga moderatorja Arbana Osmani për vdekjn e rojes së Top Channel, Pal Koka.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Luiz Ejllit i cili tha se e njihte rojën në fjalë. Madje i njëjti premtoi se çkado që do marr me vete do ta ndaj me familjen e të njerit. “Unë mund të them se çkado që marr me vete pas përfundimit të Big Brother do t’i ndaj me familjen e rojes”, tha Ejlli
Banorët e Big Brother Vip janë njohur në spektaklin e së martës me njarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua duke mbetur si viktim roja Pal Kola. Lidhur me kete ngjarje ende nuk ka dalur ndonje komunikim zyrtar nga policia e shtetit.
Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorëne pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.