Big Brother Vip Albania 2 është shndërruar në spektaklin më të ndjekur nga publiku i cili është apasionuar pas jetes që bëjnë banorët brenda asaj shtëpie.
Publiku tashmë ka zgjedhur personat që i pëlqejne më shumë për lojën e bukur që bëjnë e njëri nga ta është Luiz Ejlli i cili ka thyer cdo rekord shikueshmërie, duke u bërë strategu më i fortë që ka pasur ndonjëherë në ndonjë Big Brother në Shqipëri.
Luiz Ejlli ka ndarë me banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, emart e katër finalistëve. Sipas tij finalistët janë ai vetë, Nita, Kristi dhe Dea. Ajo çka bie në sy është fakti që mungon emri i Kiarës kete e tha sot ne emision ne Top Albania Radio qe e realizuan bashke me Efin, Kiaren dhe Keisin.
“Unë them se 4 finalistët janë, Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton. Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.
Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon… Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë e për keq. Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, tha Luizi.