Gazetari Valon Syla thotë se kritikoi hoxhën Mazllom Mazllomi për shkak të sjelljeve të tij sikur pjesëtar i shoubizit.
Syla kritikoi gjatë të martës hoxhën që ai e emërton “Mulla Mercedesi”. Ai thotë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.
“Ajo që kemi, arsyeja pse kemi nis këtë është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mallzom Mazllomi, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pash, me disa gazetarë lokalë, ku pytke që a po agjëron dhe a je i martuar, në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si shoumen. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava”, tha ai.
“Fillova të bëj humor. Ramazani është një muaj i shenjtë për Ramazanin ku tregohet modestia, ndalen sharjet dhe dhuna. Pra çfarë po ndodhë, po marrin Mercedesa dhe po rrahin gazetarë. Cka janë këta, a janë polici fetare. Nuk kam pasur kërcënime gjatë ditës. E kam kritikuar dhe tallur me stilin tim me doza të humorit për ta trajtuar si temë. Sepse në Kosovë badihava i thu dikujt ke vjedhur tender e ke shkelur Kushtetutën. Spo len shej. Duhet përdorur doza të humorit. Nga Ksoova po kqyrin me ikë krejt. Nuk duhet të ketë këso gjëra. Dalin njeërzit e marrin drejtësinë në duar të veta dhe të sulmojnë. Duhet ta ndërtojmë vendin tonë pasi në vend të huaj nuk mund të shkojmë të gjithë.”, shtoi ai. /Gazeta Express/