Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Randobravë të Prizrenit, ku një baba ka shtënë me armë zjarri tri herë në drejtim të vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur pas një konflikti verbal me familjarët.
Policia njofton se asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar. Djali I të dyshuarit ka arritur me forcë të ia merr armën nga dora babait të tij, më pas i dyshuari është larguar nga shtëpia.
Rasti është kualifikuar si vrasje në tentativë.
Babai përmes telefonit ka njoftuar policin se ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e din a e ka vrarë apo jo dhe ndërkohë është vetë dorëzuar në Statcionin Policor në Prizren.
Në komunikatën e Policisë thuhet se patrullat policore bashkë me emergjencën janë nis menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.
Ndërkohë në Stacioni Policor Prizren kanë arritur dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armën e babait të tyre. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për mbledhjen e provave dhe dëshmive.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.