Ndonëse të ndarë prej dy vitesh, publiku do ende bashkë Mozzikun dhe Loredanën dhe përfliten vazhdimisht.
Dyshja që kanë ndarë rrugët përfundimisht në vitin 2021 kanë një vajzë së bashku, e cila kohët e fundit është “përdorur” shpesh për të thumbuar njëri-tjetrin.
Pas ndarjes, herë nëpërmjet teksteve, herë nëpërmjet statuseve, Lori dhe Mozzik e kanë akuzuar njëri-tjetrin që nuk janë prindëri perfekt për të voglën e tyre.
Loredana nga njëra ana thotë që Mozzik zgjodhi paratë para fëmijës së tij, ndërsa reperi nga ana tjetër i thotë vajzës në një këngë kushtuar asaj, që kur të rritet do t’ja shpjegojë të gjitha.
Së fundmi Mozzik e ka rikthyer këtë çështje të nxehtë sërish në qendër të vëmendjes. Ai ka postur një story në Instagram, të cilën më pas e ka fshirë, ku thumbon Loredanën:
“Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre.”
Kujtojmë që më 18 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik festoi 4 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, dyshja lanë gjithçka kishin me njëri-tjetrin dhe u bënë bashkë qoftë për një ditë.
Hana e festoi ditëlindjen bashkë me mamin dhe me babin. Loredana ndau edhe një video të saj me Hanën, që përmbledhte disa nga momentet e tyre të veçanta së bashku.
Krahas videos reperja bëri një shkrim të gjatë.
“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”.