Keisi ka pak javë që është eleminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 2″ e për aq kohë sa ka qëndruar në shtëpi lidhja e saj me Kristin dhe më pas ndarja ka qenë mjaft e përfolur.
Sot e ftuar në një rubrikë në emisionin “E Diell”, Keisi ka treguar arsyen e ndarjes nga Kristi dhe nëse Sabiani ishte apo jo arsyeja.
“Kam parë që është marrë shumë si një shkak i ndarjes, por të them të drejtën jo, sepse po të ishte e tillë do vazhdoja se ai pa që ne po kalonim mirë, por nuk po vazhdonte më. Ishin shumë gjëra të vogla që publiku nuk i ka vënë re… ai vinte veten e tij para meje”, tha ajo.
Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Luizi dhe Efi janë dy finalistët e parë të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”.