Mbrëmjen e djeshme banorët mësuan se kush ka fituar sfidën me piktura në fytyrë. Fotoja e Luiz Ejllit ka marrë më shumë pëlqime dhe si pasojë ka marrë edhe një avantazh
Por jo vetëm kaq, pasi avantazh do të merrte edhe banorja që do realizonte pikturën dhe Luizit ja bëri Dea Mishel.
Që nga mbrëmë Dea dhe Luizi kanë në dorë komandën e shtëpisë, pra çdo banorë do të bëjë atë që ata do i kërkojnë, pa përfshirë kërkesa që nënkuptojnë thyerjen e rregullave të lojës.
Dy banorët kanë nisur menjëherë me kërkesat e tyre. Ishte Dea që bëri kërkesën e parë duke i thënë Krist Aliajt që t’i bënte një masazh.
Teksa ai ndodhej në kuzhinë, Luizi i shton një kërkesë tjetër dhe i thotë ta puthë në faqe. Kristi e puthi dhe këngëtari i thotë që duhej ta puthte më fort.
Menjëherë ndërhyn Dea, e cila gjithashtu i kërkoi Kristit një puthje dhe ai e plotësoi kërkesën e saj.