8.1 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Bora Zemani del në mbrojtje te Efit: I përmendet eksperienca në ‘Përputhen’ si e vetmja armë për ta sulmuar

Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP Albania ka krijuar të tjera situata interesante dhe debate të forta mes konkurrentëve. Por, një deklaratë e këngëtarit Luiz Ejlli mori reagime të shumta si nga banorët ashtu edhe jashtë studios nga opinionistët dhe vet moderatorja e spektaklit Arbana Osmani.

Luizi gjatë debatit me Efi Dhedhes ka deklaruar se nuk ka respekt për vajzat që bëhen të njohura nga formatet televizive si “Përputhen”. Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime edhe nga moderatorja e emisionit “Përputhen”, Bora Zemani, e cila bëri një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Zemani doli në mbrojtje të Efit duke thënë se i vjen keq që në Shqipëri diskutohet me dy standarde. Sipas saj Efit i përmendet eksperienca e saj në “Përputhen” si ‘arma’ e vetme për ta sulmuar, por nga ana tjetër Kristi që vjen nga një format i ngjashëm nuk e sulmojnë asnjëherë në këtë pikë.

“Nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother”, ka thënë mes tjerash moderatorja.

Më poshtë postimi i plotë i Bora Zemanit:

Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me problem të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si turp eksperienca e saj në Përputhen, si e vetmja ‘armë’ për ta sulmuar kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prap nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedh mes 30 vajzave dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!

Programe si Big Brother apo Përputhen janë të vështira si për konkurrentet edhe për ata që e prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situate (të krijuara nga vetë konkurrentet) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit por sesi i menaxhojnë këto situate konkurrentet, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lënë në publik.

Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Përputhen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Përputhen, në kuadër të lojës ose jo.

Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Përputhen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon fort të vërtetën, gjithmonë! /Telegrafi/ Shiko foton:

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...