Gjatë lojës së organizuar nga Vëllai i Madh në bashkëpunim me “Moloko”, banorët nuk i lanë pas bisedat për finalen.
Qetsori edhe njëherë i tha Efit se ajo ka mbërritur “qyl” në finale. Të njëjtën gjë shprehu edhe për Dean, që sipas Qetsorit kanë ardhur kot deri në finale dhe nuk është se kanë bërë ndonjë gjë.
Pas 40 minutash mbi platformë, Nita dhe Luizi u dorëzuan, për shkak se ky i fundit e ka të dëmtuar këmbën dhe nuk po qëndronte dot më.
Ai i tha Nitës se e respekton atë dhe lojën, por nuk po mundej dot më të qëndronte mbi platormë. Sapo u shfaq minuta e 40-të në monitor, Luizi dhe Nita zbritën nga platforma.