Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
Teksa të gjithë banorët kërcenin mbrëmjen e djeshme, Luizi i ka bërë një rreng Nitës duke i thënë se e kërkojnë në dhomën e rrëfimit.
Kjo e fundit e ka besuar e shkoi drejt dhomës së rrëfimit, por më pas kur kuptoi lojën e tij është “hakmarrë” duke e lagur me ujë. Shiko videon: