Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Pas leximit të zarfit dhe ndarjes në çifte banorët hipën mbi plaftormë dhe nisën lojën të gjithë së bashku. Luizi u përqafua me Nitën, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin.
Teksa po qëndronin të përqafuar Luizi i tha Nitës se ai me zemër do Kristin, por në lojë i duhet ajo për finale. Sipas Nitës, Luizi e ka më të lehtë fitoren nëse ka Kristin në finalë dhe se e ka më të vështirë nëse del “kokë më kokë” me të.
Këtë gjë në fakt ajo e ka përmendur edhe më herët gjatë ditës, duke thënë se përballë Luizit, ajo ka potencial për ta rrëmbyer çmimin e madh.