Nga personazhet më problematik te më realisti, ish-banorja zbulon kush është finalisti i katërt i BBV.
Banorja e BBV, Antoneta Koçi në një interevistë televizive ka folur për finalistin e katërt të realityshow-t që dëshiron t’ju bashkohet edhe tri finalistëve të tjerë.
Antoneta është shprehur se sipas saj finalisti i katërt i këtij edicioni të BBV, duhet të jetë Qetsori.
“Nita por mua personalisht do të më pëlqente Qetsori.
Kristi nuk është i sinqertë, ka mitizuar personazhin e tij.
Nita bën disa goditje të pabesa herë pas here dhe nuk më vjen shumë ta shoh si fituese sepse jam ndjerë keq nga mini goditjet e saj.
Qetsori është shumë karizamtik.
Edhe situatat kundra vetes i ka kthyer në favor të tij.
Sado të ketë patur një luftë të fortë ka shumë takt dhe etikë në lojë“, u shpreh ajo
Më tej ish-banorja ka folur dhe për banorin më real dhe që ka de ka pasur më përzemër në shtëpi.
“Olta Gixhari më duket shumë reale, Vis Pupa, Qetsori, Nita dhe Diola.
Këta personazhe nuk janë përpjekur të ngrejnë një përsonazh tjetër, i kanë qëndruar karakterit të tyre.
Më problematikët janë Luizi, të hap punë ai njeri.
Duhet të jesh me një sy hap dhe me një sy mbyll se nuk i dihet, (qesh)“, u shpreh ajo.