Luiz Ejlli gjithmonë është shfaqur i rezervuar për të folur në lidhje me të shkuarën e tij dhe mbi të gjitha, në lidhje me jetën dashurore.
Megjithatë, mbrëmjen e djehsme ai ka treguar një anë tjetër, teksa ishte duke folur me Nitën. Këngëtari ka folur për momentet e vështira që ka kaluar jashtë shtëpisë, ndërsa rrëfeu se kishte humbur gjithçka, përfshirë edhe shpresën, dhe se në mendje kishte një largim përfundimtar nga Shqipëria, për shkak se nuk e gjente veten askund edhe sa i përket karrierës.
Ai ka folur edhe për historinë e dashurisë me Megi Topallin, vajzën e Jozefina Topallit, ku ka treguar se është detyruar që të heqë dorë prej muzikës, për të ndjekur atë në Paris.
“Çfarë situatash kam kaluar këtu. Unë erdha dhe ndryshova komplet, u dashurova, u fejova, u martova, edhe pse ishte një traditë e të gjithë Big Brother-ave. Ë parë e lashë muzikën se bëra zgjedhjen, o me shku pas zemrës dhe me ik prej Shqipnie, o me ndejt në Shqipëri dhe me humb atë. Zgjodha, nuk mbaroi ashtu si do të doja.
Te sytë e Kiarës shoh atë që kam parë unë dikur te ai person, me vras veten dhe nuk e zhgënjej, atë që kam pësuar unë. Atë ditë që iu ula në gjunjë më dhimti në shpirt, dhe sinqerisht lojëra të tilla nuk do ja bëj më kurrë, kam frikë se ka filluar të më dojë më shumë sesa e dua unë”, tha Luizi.