Instagrami përçan familjen e Luizit me Kiarën? Veprimi i fundit i moderatores “vulos” gjithçka. Prej kohësh, instagrami i Luiz Ejllit është kthyer në temë diskutimi. Pasi po arrinte 700 mije njekës, ai u mbyll papritur nga motra e tij dhe mes saj dhe Top Channel nisi “lufta”.
Pak ditë më vonë, televizioni publikoi një video të Luizit nga shtëpia e famshme ku shprehej se për imazhin e tij do të kujdeset teleizioni dhe dha urdhër të mbyllen llogaritë në emër të tij, gjithashtu edhe GoFundMe që po mblidhte të ardhura në emrin e tij.
Por ditën e djeshme, Kiara Tito ka hapur një llogari Instagrami në emrin e Luizit, ku sipas saj kjo është porosi e dhënë nga vetë këngëtari. Llogaria e Luizit në Instagram arriti mbi 100 mijë folloëers për një orë, por duket se kjo ka sjellë përçarje të Kiara Titos dhe familjarëve të Luizit.
Në Instagramin, tashmë zyrtar të Luizit, nuk ndiqet motra e tij, e cila menaxhonte llogarinë e tij të parë. Ka qenë edhe kunati i këngëtarit i cili ka bërë thirrje ndjekësve të mos e ndjekin profilin e hapur në emër të Luizit dëri në daljen e tij nga BBV. Mesa duket, BBV përveç karrierës do të ketë një ndikim të madh edhe në jetën private të këngëtarit.