Pati shumë aludime rreth asaj nëse Kiara Tito është takuar me nënën e partnerit të saj, Luiz Ejllit.
Madje nëpër media u tha që ato nuk janë takuar jashtë dhe se e ëma e artistit nga Shkodra nuk e do Kiarën.
Megjithatë, një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale ka lënë të kuptohet se ato janë takuar.
Një llogari në Instagram, gjegjësisht me emrin Andrea, ka publikuar një imazh ku Angjelina dhe Kiara shihen duke ecur me sa duket në një park në Tiranë.
Kjo pasi e ëma e këngëtarit shqiptar gjatë këtyre ditëve ka ardhur nga Amerika për t’ia bërë një befasi të birit.