Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, nuk pati votat e mjaftueshme për të qenë finalistja e katërt e Big Brother VIP Albania.
Pas eliminimit të mbrëmshëm, ajo ka bërë reagimin e parë në Instagram. Ajo ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj duke thënë se ishte e lumtur për këtë aventurë.
Postimi i plotë: Përshëndetje të gjithëve! Në këtë post dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që mora si pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Ishte një përvojë e paharrueshme për mua dhe ndihem shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj aventurë.
Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të pafund, ju jeni shumë të veçantë për mua!
Me shumë dashni, Nita juaj.
Kujtojmë se ajo ishte e vetmja banore nga Kosova që ishte në garë deri në këtë pikë të lojës dhe shumë afër finales./Kosovarja/