Yllka Kuqi dhe Ermal Fejzullahu, janë dy prej këngëtarëve më të kërkuar anë e mbanë botës ku ka shqiptarë.
Së fundmi, Fejzullahu ka postuar një InstaStory teksa ka kënduar në një dasmë në NewYork, dhe në sy bie toka e mbuluar me bakshish, shkruan ”Kosovarja”.
Pas tij, edhe këngëtarja Kuqi ka postuar një video në Instagram teksa ka qenë duke kënduar po ashtu në një dasmë në Shkodër të Shqipërisë. Dhe në të njëjtën formë edhe artistja ishte mbuluar me para nga dasmorët.
Që të dy janë shumë të dashur për skenën shqiptare që me zërin e tyre arrijnë goxha shuma të larta bakshishi./Kosovarja/ Shiko foton: