Kiara Tito ka dhënë një intervistë ekskluzive për rubrikën “Mos i bjer me top” në emisionin “E Diell” duke zbuluar shumë çka lidhur me dasmën që pritet të realizohet pas daljes së Luiz Ejllit nga Bigu.
Kiara është pyetur lidhur me organizimin e dasmës dhe të ftuarit.
Ajo tregoi se dasma e tyre do të jetë tradicionale me shumë të ftuar.
“Do doja një ambient që do të kishte mundësi të mbante shumë njerëz brenda”, tha ajo.
Ajo u pyet edhe nëse do të ftoj në dasmë dy analistët, Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lakatarin.
Përgjigja e saj: “Do t’i ftojë të gjithë në dasmë”.