Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.
Në një përleshje brutale janë përfshirë orët e para të mëngjesit të djeshëm edhe dy shtetas të Shqipërisë në parkingun e pompës së derivateve ‘HIB Petrol’ në Fushë Kosovë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta dhe si pasojë kanë marrë lëndime të rënda në kokë.
Dy të dyshuarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, e më pas njëri nga ta është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tr
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku janë vërejtur njolla gjaku dhe janë gjetur e sekuestruar tre shkopinj druri që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.