Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, jo rrallë herë komentohet për stilin dhe postimet e saja në rrjetet sociale.
Matoshi para gjysmë ore ka publikuar një sfilatë amatore, ku siç shihet sipas pamjeve ajo ndodhet në pushime.
“Dalëngadalë po me hapa të sigurtë oj motër”, ka shkruar Matoshi përkrah videos.
Ndërkohë që, deputetja Matoshi duket se ka gjetur kohë për pushime e sfilata, ani pse sot është mbajtur takimi i rëndësishëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Në këtë takim, është bërë publike marrëveshja për Deklaratën për të Zhdukurit, e cila ishte pika e parë e rendit të takimit.