E tmerrshme: 42-vjeçari nga Peja publikon video pornografike të një vajze 17-vjeçare
Kushdo që prodhon pornografi me fëmijët ose përdor apo përfshin një fëmijë për krijimin ose për prodhimin e materialeve të tilla dënohet me burgim deri në 15 vjet. Këso raste kanë ndodhur jo rrallëherë në vendin tonë dhe janë zbuluar përmes rrjeteve të ndryshme sociale, raporton Gazeta Sinjali.
Për një rast të tillë, ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Pejë pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare, e cila e ka denoncuar në Polici një person të moshës madhore.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se raportimi i saj ka vënë në lëvizje Policinë dhe si rezultat është arrestuar i dyshuari 42-vjeçar.
Në bazë të informacioneve të para, i njëjti ka publikuar video me përmbajtje pornografike, ku shihet vajza e mitur. Për më keq, një vepër të tillë, ai e ka bërë në vazhdimësi, duke i krijuar shqetësim të madh viktimës, e cila vendosi të kërkojë ndihmën e Policisë.
Sipas të njëjtave burime, me rastin e denoncimit, e mitura ka deponuar edhe prova që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimin për 48 orë dhe inicimin e rastit për dy vepra penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi” dhe “Sulm seksual”.