Personi i identifikuar si Alma K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa lajme që janë publikuar në internet janë të pavërteta.
Ajo gjithashtu ka thënë se origjina e saj është nga Berati dhe ka një fëmijë.
Për lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ishte përdorur për t’i bërë shantazh Safet Gjicit, ajo e mohon kategorikisht.
Në lidhje me deklaratat para autoriteteve të policisë apo SPAK, Alma nuk dha përgjigje, por tha se ka pajtuar me një jurist që po merret me organet ligjzbatuese dhe ajo është pjesë e dosjes.
Ajo nuk ka bërë komente për videon e regjistruar, por nga bisedat lë të nënkuptohet se video është publikuar nga një person i tretë, sipas “Ora News”.
Sipas informacioneve, Alma ka qenë shpesh herë në komisariatet e policisë së Durrësit për incidente të ndryshme.
Prokuroria e Posaçme po heton akuzën e “shpërdorimit të detyrës” të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra pas përfshirjes në një skandal sek’sual në zyrën e tij brenda institucionit.
Prokurorja Manjola Kajana po kryen veprime hetimore, duke përfshirë sekuestrimin e regjistrave të hyrje-daljeve në bashki, pamje filmike dhe dokumente të tjera./shtypketu.com