E tmerrshme: Gjakovari hap llogari ‘fake’ në TikTok, publikon fotot intime të ish të dashurës së tij
Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.
Në hall nga ish i dashuri i saj është edhe një 26-vjeçare në Gjakovë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga denoncimi i të resë, e cila ka deklaruar se ish i dashuri i saj ka hapur një llogari të rreme në emrin e saj në rrjetin social TikTok dhe aty ka publikuar disa fotografi intime të saj.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe ai u shoqërua në stacion për intervistim, ku para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke thënë se këtë e ka bërë në shenjë revolte.
Me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim.