Fushtica: 50 euro për atë që e adopton një qen endacak (VIDEO)
Në Prishtinë ka nisur aksioni për largimin e qenve endacakë.
Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në këtë komunë, Lulzim Fushtica, ka thënë se këta qen do të vendosen në strehimore të licensuar nga AVUK, ku do të marrin trajtim të mirë.
Fushtica, në një intervistë për Edicioni Special në Klan Kosova, shtoi se kjo strehimore do të subvencionohet nga Komuna e Prishtinës.
“Ky aktivitet do të vazhdojë për ditët në vazhdim. Qëllimi është që qentë të largohen nga rruga dhe të vendosen në strehimore të licensuar nga AVUK-u, ku do të trajtohen në mënyrë humane, dhe komuna do të vazhdojë të subvencionojë këtë strehimore për qentë që do t’i mbajë, ku do t’i përgatisim edhe për adoptim”, ka thënë Fushtica.
Ai njoftoi se janë duke e përgatitur rregulloren për mënyrën e adoptimit të këtyre qenve nga qytetarët, derisa theksoi se ata që janë të interesuar të marrin nën kujdesje ndonjë qen do të subvencionohen po ashtu nga komuna me nga 50 euro.
“Do t’i subvencionojmë edhe qytetarët që janë të intertesuar të adoptojnë qentë. Një person që e merr një qen do të subvenciohohet me 50 euro në muaj. Qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qen”, ka shtuar ai.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.