“Kisha u mrekullua me twerkun tim, shqiptarët popull mizerabël “, çfarë po ndodh me Arjola Demirin?
Gjendja e Arjola Demirit ditët e fundit nuk duket aspak e mirë. Të paktën për atë që po përcjell në rrjetet sociale.
Jemi mësuar ta shohim si aktore në spektakël humori, ama qasja e saj me shqiptarët ditët e fundit nuk është aspak për të qeshur.
Gjithçka nisi nga një video që Arjola publikoi vetë në profilin e saj në Instagram, por kur shqiptarët nuk e mbështetën twerkun dhe lëvizjet erotike në kishë, aktorja e pa të udhës t’i quaj injorantë, hipokritë e së fundmi edhe popull mizerabël.
Justifikimi që Arjola Demiri po përdor prej ditësh është se në atë kishë bëhen dhe martesat gay, sipas saj të barabarta me twerkun në kishë.
Lufta e saj me ndjekësit po kthehet personale dhe Arjola po publikon edhe identitetin e tyre.
“Sado që e mora mundimin t’ju a shpejgoj pse jeni injorantë dhe jeni hiporkti, prap e tregoni veten. Karakteri im është kush jam unë, sjellja ime varet vetëm nga sjellja juaj. The Riverside Church Theatre është nëj kishë ku lejohen martesat gay, ku bëhet teatro, ku bëhet muzikë, dance kontemporan edhe twrk. Por s’kam kujt t’ja shpjegoj. I pranoni ju martesat gej? Ju hipokritët? Kjo kisha e pranonte, e pranonte dhe kërcimin tim, ishin të mrekulluar që kishin një artiste nga Shqipëria”.