5.9 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Shkrimtari shqiptar ‘shpërthen’ kundër Vuçiqit: Të dërgosh djalin aty ku ke vrarë mbi 1 mijë fëmijë je provokator dhe psikopat!

Me rastin e festës së Vidodvanit pak ditë më parë, vizita e djalit të Aleksandër Vuçiç dhe një kontroll nga policia e Kosovës, u kthye në ‘mollë sherri’ kjo sepse Presidenti Vuçiç tha se djali i tij është keqtrajtuar nga policia e Kosovës.

Shkrimtari i njohur shqiptar Naser Aliu e përshkruan ndryshe ngjarjen.

Ai i ka kushtuar presidenti serb një shkrim të gjatë kritik ku thotë se një baba normal nuk dërgon djalin e vetë aty ku ka kryer gjenocid.

“…Nëse e dërgon dhe je i bindur se atje nuk mund të ndodhë asgjë, atëherë ti djalin ose nuk e do fare, ose e rrezikon qëllimisht, ose i beson kulturës së lartë të mos-hakmarrjes te ai populli. Një baba që mburret me rrezikimin apo edhe flijimin e djalit?! Psikopatë të tillë ka edhe te ne! Kudo!

Djali i Vuçiqit për fat të keq ishte vetëm viktimë e manipuluar e babait dhe ardhja e tij për të provokuar tregon helmimin që ia ka shkaktuar prindi. Policia e Kosovës bëri një gabim. Ajo është dashur vetëm ta ruaj çunin, por jo ta detyrojë për të zhveshur fanellën.

Normal nuk është Vuçiqi: ai kërcënon me luftë edhe pas 13,500 shqiptarëve të vrarë nga armata e tij, edhe pas 20,000 grave të përdhunuara, edhe pas dëbimit të 50% të popullsisë shqiptare të Kosovës dhe pas 100,000 shtëpive të djegura…

Ai ekstremist, i cili para pak kohe mobilizoi armatën për të vrarë akoma më shumë shqiptarë në Kosovë, domethënë për të vazhduar aty ku kapitulloi ish-shefi i tij, Millosheviqi, pikërisht ai njeri mendon se e ka dërguar djalin për një vizitë normale?

Ai njeri që ka stacionuar pranë kufirit të Kosovës 48 baza operative të gatshme për luftë?

Pra, nëse ti i ke parasysh ato fakte dhe shumë të tjera, që ne i dimë, por që nuk përmenden këtu, atëherë do të kuptosh se ky njeri nuk e dërgoi djalin pas shpërshkallzimit, nuk e dërgoi djalin për të shtrirë dorën e pajtimit, nuk e dërgoi djalin të turpërohet për krimet e shkaktuara nga shteti serb, nuk e kërkoi për të kërkuar ndjesë, nuk e dërgoi për t’u penduar për krimet e shteti serb, por ai e dërgoi djalin për të provokuar rrahjen ose burgosjen dhe për ta shpallur hero në Serbi “Ditën e Vidovdanit!”.

Qëllimi i tij ishte të krijonte një lajm botëror: se djalin ia burgosën, apo ia rrahën terroristët e Kurtit! Sepse e dërgoi në gjendjen shumë të tensionuar! E mundur se ishte përgatitur për të qarë në televizionin “Pink”.

Thjeshtë nuk mund të besohet se ai është aq idiot sa të jetë i bindur se djalit të tij në Kosovë nuk mund t’i ndodhte asgjë.

Sikur t’i kishte ndodhur diçka, Perëndimi do të ishte trazuar, do të ishte pezmatuar dhe askush nuk do të kishte ditur si do të kishte përfunduar gjendja në Ballkan. Borrelli do të kishte akuzuar Kurtin. Lajçaku do të kishte akuzuar Kurtin, pastaj edhe Eskobar dhe kështu me radhë. Në fund, do të fliste edhe ambasadori rus në Beograd dhe vetë Putin në Moskë!

E di çfarë është zhgënjyese? Zhgënjyese dhe dëshpëruese është se as Borrelli, as Lajçaku, as Eskobari, e as Edi Rama nuk e kritikuan Gebelsin përse dërgon djalin për të provokuar në një gjendje aq të tensionuar! Pse? Pse në një gjendje aq të tensionuar për të cilën çdo ditë kërkojnë shpërshkallëzim?

Qeveria e Kosovës herën tjetër nuk duhet t’i lejojë hyrjen djalit të tij, apo të politikanëve tjerë serb, sepse ka shumë familje shqiptare të tmerruara nga shteti serb, të shituara, të traumatizuara dhe të sakatuara, të cilat mund të reagojnë ashtu si nuk duhet. Ashtu si nuk i bën mirë askujt, as Ballkanit.

Pse Vuçiqi e rrezikoi djalin e vet? Një lajm i bujshëm i duhej në Serbi. Çdo psikolog do të gjente të gjitha tiparet e psikopatit te ai. Nuk i mungon asnjëra nga ato 20, që i numëron psikologu kanadez i kriminalistikës Robert Hare.

Në Veri të Kosovës, kriminelët serbë janë armatosur ose vazhdojnë të armatosen, dhe çfarë bën Vuçiqi tani? E dërgon djalin për të provokuar shqiptarët. E manipulon, e politizon, e instrumentalizon dhe e bën vegël. Djalin e vet!!!

Një baba normal nuk e dërgon birin aty ku armata e tij ka vrarë më shumë se 1000 fëmijë. Vuçiqi e ka dërguar për të provokuar, duke e ditur se populli i Kosovës nuk do ta priste me lule. Vërtetë mendon se një baba, që e urren popullin shqiptar deri në zhdukje dhe që në çdo çast është i gatshëm të nisë luftën dhe pastrimin etnik, e dërgoi djalin “për të rritur miqësinë”?

Tags: Aleksander Vuçiq

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...